Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën!

Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta që kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.


Në ankinimin e tij Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.


Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij vijon në GJKKO.

Ish-presidenti përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i ka kundërshtuar vazhdimisht. Edhe më herët, gjykata ka rrëzuar kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin në burg.