Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elisa Spiropali kundërshton përjashtimin nga PS: Vendimet janë nul

Elisa Spiropali kundërshton përjashtimin nga PS: Vendimet janë

Elisa Spiropali ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e saj nga forumet e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar, duke e cilësuar atë të pavlefshëm. Në një konferencë për shtyp, Spiropali pretendoi se vendimmarrja është bërë pa votim dhe pa i dhënë mundësinë të dëgjohej përpara marrjes së masës. Ajo e krahasoi mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve me praktikat e regjimit komunist.

Elisa Spiropali:

“As isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend dite. Aty u bë votim, u bë legjitim i një vendimi jo legjitim i Asamblesë Kombëtare që s’kishte votim. Kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, lëre më veprimi. Gratë nuk janë fasadë për t’i vendosur aty kur ka fushatë dhe të duken bukur, gratë kanë dhe qëndrime. Kur nuk përputhen me qëndrimin e udhëheqjes. Unë diskutimet i bëra aty, s’ka rëndësi a jam unë flamingo e parë. Unë nuk jam, do ta kisha për nder. Por flamingot janë një shprehje e kërkesës shoqërore për t’u ngritur në një nivel tjetër, demokratizim. As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu s’i bënin këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej. Çfarë është kjo që partitë duhet të jenë grusht i bashkuar për unitetin? Kam mbajtur debatin me Berishën në Kuvend, se ai përfaqëson këtë model brenda partisë së tij dhe opozitës në këndvështrimin tim. Por s’mund të ketë vendimmarrje të tilla, që më shumë se legjitimitet, ato shprehin arbitraritetin ekstrem të vendimmarrjes së pak njerëzve”, tha Spiropali./L.F-dritare.net