Spiropali: Në PS duhet të hapet gara. Unë dhe kushdo mund të garojë
Wednesday 25 November 2026, 11:11
Dritare.net

Elisa Spiropali ka kërkuar hapjen e garës brenda Partisë Socialiste për drejtimin e saj, duke thënë se asnjë kryetar nuk mund të jetë i përjetshëm, pavarësisht vlerësimit dhe respektit që mund të ketë brenda partisë për Edi Ramën.
“Duhet të hapet gara në PS. Dhe jo vetëm unë, por kushdo që dëshiron të garojë për kreun e PS-së. Pse, kush është i pazëvendësueshëm? Nuk kemi kryetar të përjetshëm, sado ta duam Edi Ramën”, është shprehur Spiropali./L.F-dritare.net