Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasje mes Imzot Anastasit dhe Taulant Ballës, pas filmit të publikuar për Ditën e Alfabetit

Përplasje mes Imzot Anastasit dhe Taulant Ballës, pas filmit të

Një polemikë publike është krijuar mes deputetit socialist Taulant Balla dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas një postimi të këtij të fundit në rrjetet sociale me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Balla publikoi një fragment nga filmi shqiptar i periudhës së realizmit socialist, “Kush vdes në këmbë”, kushtuar rilindasit Petro Nini Luarasi. Në sekuencën e publikuar trajtohet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe asaj greke në kishë, ndërsa videoja shoqërohej nga përshkrimi “Gjuha Shqipe”, një zemër dhe flamuri kombëtar.

Postimi ka sjellë reagimin e Mitropolitit të Korçës, Imzot Anastas, i cili ka kritikuar ashpër deputetin socialist, duke e akuzuar se po përpiqet të paraqesë klerin ortodoks përmes klisheve të filmave të realizmit socialist.

Përmes një reagimi në Facebook, Anastas i është drejtuar drejtpërdrejt Ballës, duke shkruar:

"Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç Shqipes dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste. Nuk i përdhosni dot klerikët orthodhoksë me filma të realizmit socialist z. Balla", shkruan Mitropoliti Anastas në reagimin e tij.

A është kjo gjuha zyrtare apo një qëndrim personal i Mitropolitit të Korçës, Imzot Anastas, Kisha Ortodokse, duhet ta sqarojë./dritare.net