GJKKO dënon me 100 orë punë në interes publik kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli
Dritare.net
Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, me 100 orë punë në interes publik, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Më 12 nëntor, SPAK paraqiti pretencën për Shkrelin, duke kërkuar shpalljen e tij fajtor dhe dënimin me 1 vit burg, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas akuzës, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shkreli u kishte premtuar banorëve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.
Nga ana e tij, Shkreli ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim të votës. Ai ka argumentuar se ndërhyrjet e përmendura ishin pjesë e angazhimit të tij në detyrën e kryebashkiakut.