Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studentët njoftojnë fazë të re organizimi: Protesta dy herë në javë!

Studentët njoftojnë fazë të re organizimi: Protesta dy

Protestat kombëtare të studentëve do të zhvillohen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00. Vendimi bëhet i ditur përmes një deklarate, ku njoftohet kalimi në një fazë të re organizimi dhe ritheksohet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët njoftojnë fazë të re organizimi: Protesta dy

Sipas deklaratës, ky ndryshim synon t’i japë rrjetit studentor dhe mbështetësve mundësinë për një angazhim maksimal në çdo ditë proteste.

“Jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi”, thuhet në deklaratë.

Në të pretendohet se, pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, pushteti vijon të injorojë kërkesën për largimin e kryeministrit.

Studentët bëjnë të ditur gjithashtu se do të vazhdojnë të mbështesin protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, kurdo që ato të organizohen.

“Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon”, përfundon deklarata./Dritare.net