Na ndiqni edhe në

Bota

Skandali bankar rrëzon presidentin e Paraguait! Jep dorëheqjen

Skandali bankar rrëzon presidentin e Paraguait! Jep dorëheqjen

Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, ka njoftuar dorëheqjen këtë të enjte, pas një krize të rëndë politike dhe financiare të shkaktuar nga falimentimi i Ueno Bank, një institucion bankar me të cilin ai kishte pasur lidhje biznesi.

Kriza shpërtheu pasi banka hyri në proces falimentimi, duke bllokuar llogaritë e rreth 3 milionë klientëve, afro 60% e popullsisë së rritur të vendit. Deputetët akuzuan presidentin për konflikt interesi dhe parregullsi, pasi deri vitin e kaluar ai kishte qenë aksioner në kompaninë që zotëronte bankën. Peña i ka mohuar akuzat.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetin social X, presidenti kërkoi falje për situatën e krijuar.

“Dua t’i kërkoj falje popullit nëse në ndonjë moment kam dështuar. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të tradhtoj besimin që më dhatë”, deklaroi Peña.

Dorëheqja erdhi në kohën kur Kongresi po shqyrtonte nisjen e procedurave për shkarkimin e tij, ndërsa vendi ishte përfshirë nga protesta të shumta.

Peña deklaroi se vendimin e mori për të mbrojtur stabilitetin e vendit, paqen sociale dhe institucionet demokratike.

Pas largimit të tij, zëvendëspresidenti Pedro Alliana pritet të marrë drejtimin e Paraguait deri në përfundim të mandatit presidencial në vitin 2028. /dritare.net