PS mbledh Asamblenë Kombëtare. Vendoset data
Dritare.net

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 14 nëntor, konfirmojnë burime për mediat. Mbledhja vjen në një moment zhvillimesh të rëndësishme politike, pas publikimit të progresraportit të Komisionit Evropian dhe në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Asambleja zhvillohet gjithashtu në kulmin e përplasjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka akuzuar kreun e qeverisë se ka urdhëruar transferimin e tij në burgun e Fierit dhe i ka kërkuar dorëheqjen përmes ministrit Toni Gogu.
Ndërkohë, socialistët po përgatiten për zgjedhjet vendore, pas miratimit të reformës territoriale që redukton numrin e bashkive nga 61 në 46. Mbledhja vjen edhe në një klimë tensionesh, pas protestave të dhunshme të javëve të fundit./drotare.net