Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthimi në Elbasan, 15 familje mbeten pa shtëpi. Ja ku do strehohen!

Shpërthimi në Elbasan, 15 familje mbeten pa shtëpi. Ja ku do

Pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat në Elbasan, 15 familjet e prekura janë akomoduar përkohësisht në ambientet e bashkisë dhe do të përfitojnë bonus qiraje deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kryebashkiaku Gledian Llatja, në një intervistë për Report TV, deklaroi se po shqyrtohen dy mundësi: shembja e pjesës së dëmtuar të pallatit ose shembja e plotë e ndërtesës.

“Momentalisht familjeve u është dhënë mundësia që të akomodohen në strukturat e bashkisë, provizorisht. Zgjidhja tjetër provizore deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për ndërtimin e godinës së re për prishjen e saj ose marrjen e një vendimi përfundimtar, do të jetë bonusi i qirasë. Në bazë të legjislacionit shqiptar, këto familje do të përfitojnë bonusin e qirasë për t’u spostuar në një banesë tjetër. Bashkia do të mbështesë 15 familjet me bonusin e familjes gjatë periudhës provizore.

Momentalisht është varianti për demolimin e pjesës së dëmtuar totalisht, por do të shihet nëse pjesa tjetër e strukturës do të marrë përforcim, apo do të shembet dhe ndërtohet nga e para.

Zjarrfikëset fatmirësisht, stacioni është pranë unazës së qytetit dhe nuk ka pasur vonesa për reagimin. Menjëherë në vendngjarje kanë ardhur 2 mjete bashkë me autoshkallën. I gjithë stacioni zjarrfikës ka qenë në gatshmëri, më pas kanë ardhur edhe forcat e tjera. Nuk është e vërtetë që ka pasur problematika për ndërhyrjen, është ndërhyrë që në momentin e parë, fillimisht me nxjerrjen e banorëve, më pas me evakuimin e banorëve të kateve të larta.

10 personat që janë paraqitur pranë spitalit të Elbasanit kanë ndenjur mesatarisht 30 minuta për të marrë shërbimin e parë dhe bërë analizat përkatëse. Pas kësaj, nuk ka pasur më frekuentim nga banorët. Momentalisht pallati është i izoluar, është marrë në dorëzim nga forcat e Policisë për ta ruajtur sepse banorët kanë ende sende personale. Një pjesë e tyre i kanë marrë sendet, do të vijojë edhe nesër, e monitoruar nga forcat zjarrfikëse sepse kati i pestë i strukturës ka rrezikshmëri të lartë për dëmtimin dhe rrëzimin e saj, të shkaktojë dëme në njerëz dhe të jetë më problematike”, deklaroi Llatja./K,C/dritare.net