Na ndiqni edhe në

Bota

Trump shkarkon shefen stafit Susie Wiles

Trump shkarkon shefen stafit Susie Wiles


Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar të premten largimin e Susie Wiles nga posti i Shefes së Stafit të Shtëpisë së Bardhë, vetëm pak ditë pas humbjes së rëndë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Sipas Associated Press, Trump ka vendosur që në vend të saj të emërojë Stephen Miller, një nga këshilltarët e tij më të afërt dhe një prej figurave kryesore të administratës amerikane.

Vendimin e bëri publik vetë presidenti përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, duke njoftuar se Miller do të marrë detyrën të hënën, më 9 nëntor.

Trump e falënderoi Wiles për punën e saj, duke sqaruar se ajo do të vazhdojë të angazhohet në organizatën e tij politike.

Susie Wiles ishte gruaja e parë që mbajti postin e Shefes së Stafit të Shtëpisë së Bardhë. Ajo konsiderohej një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Trump dhe luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e tij presidenciale të vitit 2024.

Ndërkohë, Stephen Miller, i cili deri tani mbante detyrën e zëvendësshefit të stafit, njihet si një nga ideatorët kryesorë të politikave të ashpra të administratës Trump ndaj emigracionit.

Ndryshimi në drejtimin e stafit të Shtëpisë së Bardhë vjen në një moment të vështirë politik për presidentin amerikan, pasi demokratët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Megjithatë, Trump nuk e ka lidhur publikisht largimin e Wiles me humbjen zgjedhore dhe nuk ka dhënë një arsye konkrete për zëvendësimin e saj./dritare.net