Na ndiqni edhe në

Shqip

Fitorja e demokratëve në SHBA. Çfarë ndryshon për Ramën! Flet Roland Bimo

Fitorja e demokratëve në SHBA. Çfarë ndryshon për

Ish-ambasadori Roland Bimo nuk pret që fitorja e demokratëve në zgjedhjet amerikane të sjellë ndryshime në marrëdhëniet e Washingtonit me qeverinë e Edi Ramës. Ai foli në emisionin "Shqip" nga Dritan Hila në Dritare TV.

Gazetari Dritan Hila kujtoi se Rama doli kundër Trumpit në fillim dhe nuk pësoi asgjë. Ai përmendi edhe zhgënjimin e Alex Soros me kryeministrin shqiptar. Sipas tij, Rama duket se i ka prerë marrëdhëniet me fondacionin Soros, një nga financuesit më të mëdhenj të demokratëve në këto zgjedhje.

"Nuk besoj. Nuk besoj, sepse Shtetr e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri nuk janë ato që kanë qenë në vitet '90 apo menjëherë pas rënies së komunizmit", u përgjigj Bimo.

Sipas ish-ambasadorit, shqiptarët i besojnë marrëdhëniet e liderëve me Amerikën ashtu siç ua paraqesin vetë liderët.

"Shqiptarët do besojnë se si janë marrëdhëniet e Ramës me Amerikën atë që u thotë Rama. Si janë të Berishës, atë që u thotë Berisha. Pak njerëz lodhen të hyjnë në detaje se cilat janë interesat e Amerikës në Shqipëri", tha ai.

Bimo shtoi se për politikanët amerikanë Shqipëria nuk ka ndonjë profil të veçantë. Sipas tij, ata e shohin rajonin si "një vend diku në Ballkan" me 10 deri në 15 shtete që grinden herë pas here.

"Na pëlqen të themi që kemi raporte strategjike, kemi marrëveshje, partneritet strategjik. Mirë na bën, sepse është një moment krenarie kombëtare, por në fund të ditës ne jemi një votë në OKB", tha ai.

Ish-ambasadori nuk beson se ndryshimi në Washington do të ndikojë te marrëdhëniet e mira që Rama pati me Donald Trumpin.

"Zoti Rama ka pasur marrëdhënie më të mira me zotin Trump për Bordin e Paqes, të themi, apo për iniciativa të tjera. Unë nuk besoj që do të luajë ndonjë rol", deklaroi Bimo.

Sipas tij, në Shqipëri ndikon më shumë përplasja mes sovranistëve dhe globalistëve. Për Ramën tha se "është absolutisht globalist" dhe në favor të integrimeve ndërkombëtare./dritare.net