Studentët n’Protestë: Nuk kemi formuar parti. Nisma politike nuk është në emrin tonë
Dritare.net

Grupi “Studentët n’Protestë” deklaron se nuk ka formuar parti politike, nuk është pjesë e asnjë partie dhe nuk mbështet asnjërën prej tyre. Në një deklaratë, studentët ripohojnë mbështetjen për protestën dhe kërkesat e saj.
Deklarata e plotë
Ne, Studentët n’Protestë, jemi një komunitet studentësh i krijuar në protestë. Nuk jemi pjesë e asnjë partie politike.
Që prej 31 majit, kemi mbështetur protestën dhe kërkesat e saj. Kemi besuar se fryma e kësaj revolte qytetare i kapërcen ndarjet partiake dhe bindjet personale, duke bashkuar një pjesë të madhe të shoqërisë.
Edhe pas 13 tetorit, kur studentët dolën masivisht në protestë, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Nuk kemi formuar parti politike dhe nuk mbështesim asnjërën prej partive.
Secili është i lirë të ndërmarrë një nismë politike. Sqarojmë se kjo nismë nuk është ndërmarrë në emrin tonë./dritare.net