Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha e akuzoi për pikturën që i dhuroi Enver Hoxhës, përgjigjet Gonxhja!

Berisha e akuzoi për pikturën që i dhuroi Enver Hoxhës,

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili tha sot në kuvend se ministri ishte pranuar në lice falë një vizatimi të makinës së Enver Hoxhës. Gonxhja iu përgjigj Berishës:

“Unë kam vizatuar që 3 vjeç, prandaj në lice nuk mund të hyja me mik. Kisha pasion të vizatoja makinat. Benzi që vinte në Palorto në atë kohë ka qenë fiksim i një fëmije dhe sigurisht që e kam vizatuar. Një Benz… Unë nuk kam asgjë për të fshehur në jetë, sepse po ju tregoj historinë e një fëmije 8 vjeç. Një portret i Qemal Stafës ka dalë edhe në revistën ‘Pionieri’, sepse ka qenë një portret shumë i bukur që unë në 1978 ia kam dhuruar Enver Hoxhës. Një fëmijë 8 vjeç nuk e dinte në atë kohë që ishte diktator. Edhe kush na tregon këtu, një sekretar partie i rëndomtë. Një zhele, një plak matuf që prej 37 vitesh nuk i shporret këtij vendi nga sytë. Por për respekt të qytetarëve, Gonxhja ka hyrë në lice dhe në Akademinë e Arteve me meritë. Një artist që është marrë me jetën e vet dhe nuk i ka hyrë kurrë në hak askujt”, tha Gonxhja.

“Një sekretar i rëndomtë partie i kohës më të errët të palirisë së vendit, i cili prej 37 vitesh sillet si po ai bolshevik që njoha në dhjetor ’90, kur iu qep për të mos iu ndarë më deri sot opozitës së parë post regjim, argëtoi sot Parlamentin me ‘fajet’ e mia 8 vjeç, kur idhulli i tij politik Enver Hoxha ishte në sokaqet e Gjirokastrës së vitit 1978 dhe një fëmijë atëherë, sot 56 vjeç, i dha dy vizatime – makina e tij dhe portreti i Qemal Stafës. Krenar për familjen time, për talentin artistik që i vogël dhe për protagonizmin tim që s’më tradhëtoi kur në 9 dhjetor, 20 vjeç, i thashë Saliut – ik, ik e mos guxo të përçash studentët, ik e çliro PD-në!”, shkroi Gonxhja më pas në rrjete sociale.

Gjatë seancës plenare, Berisha lexoi mesazhin e një “qytetari dixhital”, i cili thoshte ndër të tjera: "Blendi në një letër format 4 e vizatoi një Mercedes dhe vuri targën. Të nesërmen, Agimi, i ati, ulur në rreshtin e parë, e shtyn Blendin dhe i thotë, ik tregoja pak xhaxhit Enver vizatimin. Blendi shkoi dhe ia tregoi. Por kur ky shkoi dhe u paraqit në konkurs në lice, e rrëzoi juria. Dhe tani si hyri? Hyri duke dërguar gazetat që shkruan se Blendi vizatoi makinën e xhaxhit Enver”, tha Berisha./dritare.net