Rama publikon pamjet nga samiti: 2030 në BE, të tjerat vijnë pas kësaj!
Friday 27 November 2026, 21:09
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video përmbledhëse nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë dy ditëve të Samitit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
“48 orë të mbushura me Evropë për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama krahas videos.
Në videon e publikuar, kryeministri sjell disa prej deklaratave të tij gjatë samitit, duke përsëritur objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.
“Ua kam thënë kur as Marta nuk e thoshte, 2030 është viti që duhet të kemi ndër mend sa herë merremi me politikë. 2030 në BE, të tjerat vijnë pas kësaj”, shprehet Rama./dritare.net