Na ndiqni edhe në

Opinione

Iku njeriu që nxori Serbinë jasht Kosove!

Iku njeriu që nxori Serbinë jasht Kosove!

(Vaj burrash për Strobe Talbott ose Ultimum vale për njeriun)
1.
Të gjithë flasin - janë pak ata që e mâjnë fjalën.
Janë do fjalë me peshë.
Sa epoka.
Nisin ni luftë, nalin ni tjetër...
Ta nxijnë a ta ndrijnë motin!
Ta marrin a ta falin jetën!
Fjala e dhânë âsht peng.
2.
Gjatë pranverës së vitit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s për çlirimin e Kosovës, Strobe Talbott (atëherë Zëvendëssekretar i Shtetit i SHBA-së) për arsy se SHBA-ja nuk negocionte drejtpërdrejt me Milošević-in në atë fazë (pasi ai më 24 maj 1999 u akuzu për krime lufte ), Talbott bâni bisedime maratonike në Moskë dhe Helsinki me të dërguarin rus Viktor Chernomyrdin dhe presidentin finlandez Martti Ahtisaari.
3.
Pala ruse dhe vetë Milošević-i përpiqeshin që në Kosovë të mbetej një kontingjent i forcave serbe (me i ruejt kufijtë dhe kishat).
Talbott këmbënguli te formula e Washingtonit e njoftun si "All out" (të gjithë jashtë) që nënkuptonte tërheqjen e plotë dhe pa përjashtim të të gjitha forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe nga Kosova.
Strobe Talbott e majti fjalën.
PS
Dritë ju bâftë në botën e pasosun Strobe Talbott-it!
Zoti e bekoftë Amerikën!/ dritare.net