Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestuesit sulmojnë Bankën e Shqipërisë!

Protestuesit sulmojnë Bankën e Shqipërisë!

Protesta në Tiranë ka marrë kthesë të dhunshme, pasi grupe protestuesish të maskuar kanë nisur sulmet me gurë.

Protestuesit me maska po i prijnë marshimit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Gjatë rrugës, disa prej tyre kanë shkulur kangjella dhe semaforë, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë shkulur pllakat e trotuareve për t’i përdorur në sulmet ndaj policisë.

Protestuesit kanë thyer me gurë xhamat e godinës së Bankës së Shqipërisë.

Në shesh janë shfaqur edhe grupe protestuesish me maska dhe shkopinj, mes tyre edhe të mitur. Disa protestues kanë ndezur tymuese, ndërsa është shpalosur edhe një banderolë me mbishkrimin “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne. /dritare.net