Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Sot, më 28 Nëntor, të gjithë në protestë!

Berisha: Sot, më 28 Nëntor, të gjithë në protestë!

Gëzuar 28 Nëntorin,
DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR.
Sot protestë kombëtare! Të gjithë në shesh!

Miq, sot mbarë kombi, në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, feston 28 Nëntorin si festën e të gjitha festave, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar, ditën e shpalljes, më 28 Nëntor të vitit 1912, nga Ismail Bej Vlora, të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës.

Ndaj sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, 114-vjetorin e saj, ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babanë e Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorën, dhe Isa Boletinin e etërit e tjerë të saj. Nderojmë qindra mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor, për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur.

Prandaj, të dashur miq, ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë: Gëzuar këtë ditë! Përjetësi, zhvillim dhe begati!

Më 28 Nëntor të vitit 1443, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar ngriti Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysmë shekulli e shndërroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë. Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë prijësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun, dhe luftërat e tij legjendare që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi./dritare.net