114 vjetori i Pavarësisë/ Kryepeshkopi Joan mban meshën e 'Doksologjisë së Flamurit'!
Dritare.net

Me rastin e festës së Flamurit, në Kishën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” është mbajtur mesha e veçantë e “Doksologjisë së Flamurit”.
Në fjalën e tij, Kryepeshkopi Joan uroi këtë ditë me mesazhe paqeje dhe dashurie për vendin.
Gjatë shërbesës, ai u lut për bekimin e flamurit kombëtar, mbrojtjen e shtetit dhe mirëqenien e popullit shqiptar, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe historike të kësaj dite.
Teksti i Doksologjisë së Flamurit
“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, Ti bekoje Flamurin tonë dhe shpëtoje shtetin dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe vështirësi; drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen Tënde; dhe na ndihmo të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me nder, shëndet dhe gëzim, këtu dhe kudo.
Sepse Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe Ty të dërgojmë lavdinë, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, në jetë të jetëve.”/dritare.net