Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komuniteti shqiptar në Massachusetts feston Ditën e Pavarësisë!

Komuniteti shqiptar në Massachusetts feston Ditën e

Me rastin e 28 Nëntorit, komuniteti shqiptar në Salem të Massachusetts-it ngriti flamurin kombëtar në qytet, në një ceremoni plot emocion.

Surpriza e ditës ishte Ansambli “Amantia”. Ai e ngjyrosi qytetin me kostumet popullore shqiptare dhe me polifoninë, pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Salemit, Dominick Pangallo, për të dytin vit radhazi. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në qytet dhe më gjerë.

“Na mbushen sytë me lot, kur emri ynë lidhet me punën e palodhur, qytetarinë, dashurinë për shkollimin dhe edukimin”, shkruajnë organizatorët.

Ata e quajnë festën “disa momente të ngrohta të mallit dhe dashurisë ndaj atdheut”, një atdhe të cilit “përpiqemi t’ia nderojmë emrin kudo ku jemi”./dritare.net