28 Nëntori, Rama kujton lindjen e Adem Jasharit!
Saturday 28 November 2026, 13:01
Dritare.net

Në Ditën e Pavarësisë, kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe lindjen e Adem Jasharit, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ashtu si çdo vit, në këtë ditë kujtohet me respekt edhe lindja e Jasharit.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e Adem Jasharit, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama.
Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Drenicës. Ai u vra në mars të vitit 1998 bashkë me pjesën më të madhe të familjes së tij, gjatë sulmit të forcave serbe në Prekaz./dritare.net