Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhunohet gazetari Elton Tozaj

Dhunohet gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është bërë sërish pre e një sulmi fizik, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.

Lajmin e ka bërë publik vetë gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet me rroba të gjakosura dhe me fashë, duke lënë të kuptohet se ka pësuar dëmtime fizike.

Krahas fotos, Tozaj ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për personat që, sipas tij, qëndrojnë pas sulmit.

Dhunohet gazetari Elton Tozaj

“Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot”, shkruan gazetari.

Ngjarja vjen pas publikimit nga ana e tij të disa denoncimeve dhe pretendimeve për skandale seksuale, ku janë përfshirë edhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Ky nuk është sulmi i parë fizik ndaj Tozajt. Më 26 dhjetor, gazetari u dhunua rëndë në autostradën Tiranë-Durrës nga disa persona, të cilët, pasi e goditën, e lanë pa ndjenja në anë të rrugës./L.F-dritare/net