Ja cilave media Trump u mbylli derën e Shtëpisë së Bardhë
Dritare.net

Gazetarëve të CNN, Politico dhe MS NOW u është ndaluar hyrja në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti amerikan Donald Trump i akuzoi këto media për publikimin e “trillimeve dhe gënjeshtrave” rreth administratës së tij.
Të shtunën, kartat elektronike të disa gazetarëve nuk funksionuan gjatë përpjekjes për të hyrë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Oficerët ua sekuestruan kartat dhe u konfirmuan se lejet e tyre ishin çaktivizuar.
Tri mediat reaguan duke e cilësuar vendimin shkelje të lirisë së fjalës dhe të shtypit, të garantuara nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane.
Edhe organizatat që mbrojnë gazetarët e kanë quajtur masën të paligjshme dhe jokushtetuese. Sipas tyre, Shtëpia e Bardhë nuk mund t’u mohojë gazetarëve hyrjen vetëm sepse nuk i pëlqen mënyra se si ata raportojnë.
Trump nuk përmendi ndonjë raportim konkret që çoi në marrjen e vendimit, por paralajmëroi se masa të ngjashme mund të merren edhe ndaj mediave të tjera. Ai përmendi si “lajme të rreme” edhe The New York Times dhe The Washington Post.