Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS propozon rritje sa 2% e pagës së Presidentit!

Partia Socialiste ka propozuar një formulë të re për rritjen e pagave të magjistratëve, e cila është diskutuar këtë të enjte në Kuvend.

Sipas draftit të paraqitur nga mazhoranca, rritja e pagës referuese për gjyqtarët dhe prokurorët parashikohet të jetë rreth 8 500 lekë. Kjo shumë përllogaritet në masën 2% të pagës së Presidentit të Republikës.

Propozimi i PS-së është dukshëm më i ulët se kërkesa e magjistratëve, të cilët kanë kërkuar një rritje rreth nëntë herë më të lartë. Kërkesa e tyre është miratuar edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Duke prezantuar draftin në Kuvend, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi tha se formula e zgjedhur synon të garantojë trajtimin financiar të magjistratëve, por njëkohësisht të mos krijojë një barrë të papërballueshme për financat publike.

“Koeficienti 0.38 është rezultat i një vlerësimi të balancuar. Ai korrigjon efektin e ngrirjes së konstatuar nga gjykata, siguron një trajtim financiar në përputhje me rëndësinë dhe kufizimet e funksionit dhe, në të njëjtën kohë, ruan përballueshmërinë e detyrimit për financat publike”, deklaroi Bylykbashi./dritare.net