Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i Brankos për të enjten, 17 shtator 2026

DASHI
Fundjava që po afron ju sjell shumë entuziazëm dhe ju nxit të zgjeroni horizontet e të mendoni më shumë për të ardhmen. Megjithatë, bëni kujdes të mos guxoni më shumë seç duhet. Në shëndet, familje dhe martesë nevojitet më shumë maturi se zakonisht.

Njerëzit që ju duan do të përpiqen t’ju frenojnë, edhe nëse kjo mund t’ju nervozojë. Këtë herë bëni mirë t’i dëgjoni këshillat e tyre.

DEMI
Edhe ju mund të ndiheni herë pas here të shqetësuar pa ndonjë arsye të qartë. Dashuria është e pranishme në jetën tuaj, por ndoshta kërkoni diçka më intensive, emocione dhe ndjesi të reja.

Mos lejoni, megjithatë, që jeta sentimentale t’ju shpërqendrojë shumë. Edhe puna kërkon vëmendjen tuaj, sidomos tani që mund të vijnë kontakte dhe kontrata të reja.

BINJAKËT
Javën e ardhshme do të fillojë më në fund të zbutet tensioni që ju ka lodhur gjatë javëve të fundit. Do të rikthehet më shumë qetësi, si në aspektin emocional, ashtu edhe në jetën praktike.

Ata që kanë prirje artistike do të jenë veçanërisht të frymëzuar dhe energjikë. Puna dhe krijimtaria mund t’ju sjellin kënaqësi të veçantë.

GAFORRJA
Vjeshta po afron dhe do të nisë zyrtarisht të mërkurën, më 23 shtator. Është momenti të përdorni energjitë për t’u përgatitur për sezonin e ri, duke sistemuar shtëpinë, garderobën dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje pamjes suaj.

Mund t’ia lejoni vetes të shpenzoni pak më shumë se zakonisht. Ndërkohë, dashuria vazhdon të jetë shumë e bukur, e plotë dhe e kënaqshme.

LUANI
Në jetën sentimentale vjen një energji shumë pozitive. Nëse jeni beqarë dhe po kërkoni personin e duhur, mos kini frikë të hidhni hapin e parë, sepse mund të arrini ta bëni për vete.

Me ekuinoksin e vjeshtës, më 23 shtator, nis edhe një periudhë e favorshme për udhëtime pune dhe kontrata. Përpiquni të përfundoni marrëveshjet e rëndësishme brenda muajit. Mos harroni gjithashtu të flini dhe të pushoni më shumë.

VIRGJËRESHA
Disa mosmarrëveshje të vogla në shtëpi ose me një person të familjes nuk do t’ju prishin ditët e fundit të sezonit tuaj të ditëlindjeve, i cili përfundon natën e së martës, më 22 shtator.

Që gjatë fundjavës situata bëhet më e favorshme. Organizoni diçka romantike për të forcuar një histori dashurie që ka nisur së fundmi. Periudha është pozitive edhe për investimet.

PESHORJA
Dita është produktive për një udhëtim pune. Ndërkohë po përgatiteni për sezonin tuaj të ditëlindjeve, i cili nis mes të martës 22 dhe të mërkurës 23 shtator.

Do të jetë një periudhë bujare, gjatë së cilës duhet të kuptoni më qartë se kush jeni dhe ku dëshironi të arrini, edhe në dashuri. Për disa prej jush mund të vijë koha të mendoni seriozisht edhe për martesën.

AKREPI
Fundjava që po afron mund t’ju sjellë një propozim interesant që lidhet me biznesin ose investimet, por mund të ndiheni të pavendosur. Ndonjëherë duhet të guxoni për të mos humbur mundësi të mira.

Pavarësisht disa pengesave, ajo që ju mungon është vetëm pak fat. Në dashuri yjet ju bëjnë veçanërisht tërheqës, ndaj shfrytëzojeni këtë periudhë.

SHIGJETARI
Dëshironi të bëni shumë gjëra njëkohësisht, por rrezikoni të shpërndani energjitë tuaja në shumë drejtime. Keni shumë talent, por këtë herë duhet të punoni më shumë me përqendrimin.

Ky mbetet një vit shumë i mirë për ju. Duke nisur nga e mërkura, 23 shtator, mund të krijoni kontakte me njerëzit e duhur, të cilët mund t’ju ndihmojnë të hapni rrugën drejt suksesit.

BRICJAPI
Në këtë moment shumë gjëra mund t’ju duken të paqarta. Pikërisht ju, që zakonisht dini të drejtoni situatat dhe njerëzit, këtë herë mund ta keni të vështirë të kuptoni se çfarë ju leverdis vërtet, si në jetën personale, ashtu edhe në biznes.

Mos u shqetësoni, sepse në fund do të arrini ta konfirmoni pozicionin që keni fituar me mund. Në dashuri, ndërkohë, mund të tundoheni nga një histori e re.

UJORI
Qartësia do të jetë thelbësore gjatë kësaj periudhe, në çdo aspekt të jetës, sepse jeni lodhur nga paqartësitë dhe situatat e dykuptimta.

Puna po ecën mirë, por brenda vetes kërkoni diçka ndryshe. Nëse mendja juaj po shkon drejt ideve dhe projekteve të reja, mos e frenoni. Mund të jetë momenti për t’u hapur ndaj një rruge të re.

PESHQIT
Po afrohet një fundjavë që nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në marrëdhëniet me femrat. Është koha të sqaroni me veten se çfarë dëshironi vërtet.

Me ardhjen e ekuinoksit të vjeshtës, të mërkurën, më 23 shtator, do të ndiheni më të lirë për të qenë vetvetja dhe më të gatshëm për të eksploruar ambiente, vende dhe përvoja që nuk i keni provuar më parë./dritare.net