Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Trupi gjykues: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi penalisht përgjegjës për krime lufte

Hagë – Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krime lufte.

Sipas gjykatës, të katër janë përgjegjës për krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se krimet ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht, duke përfshirë 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë./L.F-dritare.net