Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot!

Si do të jetë moti sot!

Shqipëria do të jetë këtë të diel nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje me intensitet mesatar, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa lokalisht mund të arrijnë intensitet mesatar.

Në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të luhaten:

Në zonat bregdetare: 8 deri në 14°C;
Në zonat e ulëta: 5 deri në 13°C;
Në zonat malore: -2 deri në 5°C.

Reshjet e shiut pritet të vijojnë kryesisht deri në mesditë, ndërsa në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes parashikohet prani e mjegullës.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi deri në 10 metra në sekondë përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore. Në det, valëzimi do të arrijë forcën 2-4 ballë./K.C/dritare.net