Blendi Gonxhja reagon pas anulimit të shfaqjes në Teatrin e Kukullave: Mos ua anuloni fëmijëve festat!
Dritare.net

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për anulimin e shfaqjes “Mbreti Luan” në Teatrin e Kukullave, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 28 Nëntorit.
"Sot, më 28 Nëntor në orën 18:00, Teatri i Kukullave duhej të hapte perden për “Mbretin Luan”. Të gjitha biletat ishin shitur, por pas dhunës së sotme, shfaqja e mbrëmjes u anullua sepse protestues të papërgjegjshëm goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.
NDALONI luftën me mullinjtë e erës, STOP djegies dhe shkatërrimit të Teatrit të Kukullave! Fëmijët aty ndjekin shfaqjet e tyre të dashura. BOLL trauma u janë shkaktuar, mos i lini pa skenën e tyre artistike, mos ua anulloni festat, planet, JETËN!
E drejta për të protestuar paqësisht garantohet, ndërsa dhuna e verbër ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim të qartë nga gjithësecili. Lutja e tyre më prekëse!", shkruan ministri./l.F-dritare.net