Pritja e Presidentit për Festën e Flamurit
Saturday 28 November 2026, 19:07
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kreu i Kuvendit Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës ishin ndër të pranishmit në pritjen tradicionale të organizuar nga Presidenti i Republikës në Presidencë, me rastin e 28 Nëntorit.

Në aktivitet morën pjesë gjithashtu përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe të Kosovës, ambasadorë, gazetarë, përfaqësues të medias dhe figura të jetës publike.

Ajo që ra në sy këtë vit ishte edhe prania e Lulzim Bashës, ish-kryetarit të Partisë Demokratike, i cili prej kohësh nuk është më aktiv në skenën politike shqiptare./L.F-dritare.net