82-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Rama uron shqiptarët!
Sunday 29 November 2026, 09:09
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përcjellë urimin e tij për festën e 29 Nëntorit.
“Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.
Shqipëria shënon sot 82 vjet nga Çlirimi, një ditë që përkujton sakrificën e të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e atdheut.