Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e 28 Nëntorit/ Arrestohet Fatime Paja, furnizonte protestuesit me molotov dhe fishekzjarrë

Protesta e 28 Nëntorit/ Arrestohet Fatime Paja, furnizonte protestuesit me

Policia e Tiranës ka arrestuar Fatime Pajën, e cila dyshohet se furnizonte protestuesit me molotovë, mjete piroteknike dhe sende të forta gjatë protestës së 28 nëntorit në kryeqytet.

Paja u arrestua në flagrancë në rrugën “Qemal Stafa”, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, me xhama të errësuar.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët e policisë sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë, kapsolla, dy maska kundërgaz, veshje të ndryshme, doreza, dy aparate celularë dhe sende të tjera.

Në kuadër të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona, të moshave 28 dhe 39 vjeç, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Pajën.

Sipas policisë, ishin siguruar informacione se disa persona siguronin dhe shpërndanin mjete të kundërligjshme për t’ua vënë në dispozicion pjesëmarrësve në protestë, me qëllim kryerjen e akteve të dhunshme ndaj efektivëve të policisë dhe institucioneve shtetërore.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari./K.C/dritare.net