Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

82-vjetori i Çlirimit të Atdheut: Nderim të rënëve për liri

82-vjetori i Çlirimit të Atdheut: Nderim të rënëve

Shqipëria kremton sot 82-vjetorin e Çlirimit, një ditë e shënuar kombëtare në nderim të sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua ceremonia shtetërore e Homazheve, ku Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul në nderim të kujtimit të të rënëve.

82-vjetori i Çlirimit të Atdheut: Nderim të rënëve

Dita e Çlirimit përcjell ndër breza kujtimin e sakrificës së Dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohjen e përjetshme për ta./dritare.net