29 Nëntori, Rama dhe krerët e shtetit nderojnë dëshmorët e atdheut!
Sunday 29 November 2026, 10:10
Dritare.net

Me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, paraditen e kësaj të diele është mbajtur ceremonia përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama dhe krerët e shtetit kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në nderim të të rënëve të Luftës Nacionalçlirimtare.
Më herët, kreu i qeverisë uroi shqiptarët për festën e Çlirimit, duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri”./dritare.net