Na ndiqni edhe në

Opinione

Pse duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë!

Pse duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë!

Nga Haki Morina*

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk mund të parashikohet saktë. Kjo do të varet nga rrethanat ndërkombëtare dhe rajonale. Por më së shumti do të varet nga rritja e vetëdijës politike tek qytetarët e Kosovës për nevojën e bashkimt me Shqipërinë.
Unë i jap shumë rëndësi zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe pranimit sa më të shpejtë të saj në BE, sepse kjo do ngjallte në Kosovë dëshirën për bashkim. Do ta ngjallte, sepse kur në Shqipëri ujë dhe mbeturinat do të ishin të ricikluara, me çka do të kishte 24 ujë të pijes dhe vendi do të shkëlqente nga pastërtia, kur kabllot e energjisë elektrike, në zonat fushore, do të ishin nën tokë dhe jo mbi tokë, që do ti jepte një pamje krejtësisht evropiane, etj etj, atëherë çdo banor i Kosovës do ta dëshironte një bashkim sa më të shpejtë. Më falni, jo çdo banor, por shumica, sepse një pjesë do të jenë kundër. Si gjithë bota, edhe ne e kemi faqen e zezë, antikombëtare të shoqërisë.
Jo rastësisht, kjo faqe e zezë organizon protesta edhe në Ditën e Pavarësisë, duke shkatërruar pronën publike dhe private, e duke sulmuar policinë dhe intitucionet Shqiptare.
Prandaj kam thënë, dhe vazhdoj të them, se lufta kundër kësaj "lëvizje" antikombëtare për rrëzimin pa vota të Edi Ramës, është luftë për mbrojtjen e interesave të përgjithshme shqiptare.
Ai që se kupton këtë, nuk ka kuptuar asgjë./dritare.net
*Haki Morina ka qenë i burgosur politik në ish-Jugosllavi