Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestë edhe në Ditën e Çlirimit, policia rrethon Kryeministrinë!

Protestë edhe në Ditën e Çlirimit, policia rrethon

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë në Tiranë, këtë të diel, në Ditën e Çlirimit. Protestuesit kanë marshuar nga sheshi drejt Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kuqezi.

Mes protestuesve janë parë edhe grupe të rinjsh me maska, ndërsa protesta e një dite më parë u shoqërua me hedhjen e molotovëve drejt efektivëve të policisë dhe institucioneve.

Protestuesit kanë shkruar një mesazh për kryeministrin Edi Rama në murin e Kryeministrisë, pas të cilit efektivët e policisë kanë rrethuar godinën.

Edhe këtë të diel, efektivët e policisë kanë vendosur flamuj kuqezi mbi skafandrat e tyre, ndërsa protestuesit kanë thirrur në kor: “Hiqeni flamurin!”./K.C/dritare.net