12 të lënduar nga protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë bën bilancin!
Sunday 29 November 2026, 16:04
Dritare.net

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë me dije se 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore deri në orën 15:00, pas përplasjeve gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë persona, mes tyre dy efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar.
Sipas Ministrisë, të gjashtë personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të stabilizuar dhe po marrin trajtim në shërbimin e urgjencës.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjashtë protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me rekomandimin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor./dritare.net