Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome!

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, deputeti i PD-së


Protesta e zhvilluar në Tiranë edhe në Ditën e Çlirimit është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë përpara godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit, mes të cilëve edhe persona të maskuar, kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Gjatë përplasjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, raportohet se është goditur me plumb gome nga policia. Deputeti është plagosur në shpatull dhe ka përfunduar i shtrirë në bulevard, ku më pas ka marrë ndihmën e ekipit të ambulancës, që e ka transportuar drejt spitalit.

Gjatë incidenteve është goditur edhe një efektiv policie, i cili është larguar nga vendngjarja me ndihmën e dy kolegëve të tij./dritare.net