Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Djali i Jakup Krasniqit tregon çfarë i tha i ati pas dënimit me 25 vite burg

Pak pas dënimit me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi është takuar me të birin, Altin Krasniqi. Pas vizitës, ky i fundit ka përcjellë mesazhin e të atit, duke theksuar se ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, shkruan Altin Krasniqi./K.C/dritare.net