Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr i madh në Gjirokastër, në rrezik banesat dhe një fabrikë uji

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në hyrje të fshatit Andon Poçi, në Gjirokastër. Flakët po përhapen pranë zonës së banuar, duke vënë në rrezik banesat, si edhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse të MZSH Gjirokastër kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve të rrezikuara.

Situata vijon të jetë nën monitorim, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve po vazhdon me intensitet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit./K.C/dritare.net