Pse shkoi Erkand Qerimaj në SPAK? Ja çfarë deklaroi sportisti
Thursday 22 October 2026, 13:01
Dritare.net

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sportisti ka sqaruar se nuk është thirrur nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, por ka shkuar për të depozituar një kallëzim. “Nuk kam fletëthirrje, po bëj kallëzim”, është shprehur Qerimaj.
Sipas informacioneve të raportuara, kallëzimi lidhet me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Mes dy sportistëve ka pasur edhe më herët përplasje publike, ndërsa Qerimaj e ka akuzuar Gjozën për shkelje të ndryshme dhe abuzim me fondet. Këto pretendime mbeten për t’u shqyrtuar nga organet përkatëse./dritare.net