Na ndiqni edhe në

Moti

Moti për sot/ Zonat ku do bjerë shi!

Moti për sot/ Zonat ku do bjerë shi!


Shqipëria do të përfshihet këtë të mërkurë nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet me intensitet të ulët do të nisin që në orët e mëngjesit përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë gradualisht edhe në zonat e tjera të vendit.

Në veriperëndim priten herë pas here reshje me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga jugu, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në momente të caktuara, mund të arrijë deri në 16 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat ku priten shtrëngata dhe reshje më intensive shiu./K.C/dritare.net