Protestat në Tiranë, 59 protestues dalin sot para gjykatës
Wednesday 21 October 2026, 10:10
Dritare.net

Protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë ditëve të fundit, pas protestave në Tiranë, pritet të dalin sot para Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë.
Për ditën e sotme pritet të shqyrtohen 59 masa sigurie për personat e shoqëruar.
Ndërkohë, gjykata nuk ka publikuar ende emrat e personave që do të dalin para saj, duke krijuar paqartësi për familjarët. Prindër të shumtë janë paraqitur pranë gjykatës për të marrë informacion mbi fatin e fëmijëve të tyre dhe për të mësuar nëse ata do të dalin sot përpara gjyqtarit.
Procedurat pritet të përcaktojnë masat që do të vendosen për personat e ndaluar apo të shoqëruar në kuadër të ngjarjeve të ditëve të fundit./dritare.net