Video/ U sulmua dhe u dogj gjatë protestave, pamje nga Ministria e Arsimit
Tuesday 20 October 2026, 12:12
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Ministrinë e Arsimit për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në këtë institucion gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit. Në prani të kryeministrit, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, i ka treguar dëmet e shkaktuara në ambientet e institucionit, ku vërehen zyra të shkatërruara, xhama të thyer, kompjuterë të dëmtuar dhe gjurmë zjarri.
“Kjo është gjithë pjesa që ka dalë komplet jashtë përdorimit. Janë të thyera të gjitha xhamat, janë thyer kompjuterët. Këtu kemi pasur vatra zjarri”, u shpreh Kumbaro, teksa i tregonte Ramës situatën në ambientet e dëmtuara./K.C/dritare.net