Na ndiqni edhe në

Bota

Franca paralajmëron ndjekje penale për shitësit që nxjerrin në shitje mallrat e grabitura gjatë trazirave

Franca paralajmëron ndjekje penale për shitësit që nxjerrin

Dy ministra të qeverisë franceze kanë paralajmëruar se personat që shesin në platformat online mallra të grabitura gjatë protestave të fundjavës do të ndiqen penalisht.
Ministrat Anna Le Hénanff dhe Serge Papin u kanë kërkuar platformave të shitjeve online të heqin njoftimet që reklamojnë këto produkte. Ata zhvilluan një takim me përfaqësues të platformave, ku morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive franceze të Brendshme dhe të Drejtësisë.
Reagimi vjen pasi disa prej mallrave të grabitura gjatë trazirave janë shfaqur në platforma të ndryshme shitjesh në internet.
Nga ana e saj, platforma Vinted deklaroi se shitja ose reklamimi i mallrave të vjedhura është rreptësisht i ndaluar. Kompania bëri të ditur se ka nisur identifikimin dhe heqjen e njoftimeve të dyshimta, si dhe ka shtuar monitorimin për të parandaluar shitjen e produkteve të grabitura.
Vinted theksoi gjithashtu se llogaritë që shkelin rregullat mund të bllokohen përgjithmonë dhe se po bashkëpunon me autoritetet franceze dhe forcat e rendit për të identifikuar rastet e paligjshme./dritare.net