Na ndiqni edhe në

Shqip

Ish-ministri i Rendit ka një thirrje për policinë dhe protestuesit

Ish-ministri i Rendit ka një thirrje për policinë dhe

Ish-zëvendësministri i Rendit Publik, Bajram Yzeiraj, ka folur për situatën e tensionuar në vend dhe për rolin e policisë i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Sipas tij, protesuesit duhet të kuptojnë se policia nuk është në shërbim të qeverisë, por të ligjit dhe të qytetarëve. "Pushteti lëviz. Policia është në shërbim të ligjit dhe të qytetarëve", tha Yzeiraj. Ai kujtoi se misioni i policisë, i përcaktuar me ligj, është mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, e rendit kushtetues dhe e sigurisë publike.

Yzeiraj theksoi se institucionet e shtetit nuk duhen identifikuar me kryeministrin. "Ai që qeveris nesër do të ikë. Institucionet do të ngelin", u shpreh ai. Sipas tij, mbi 400 punonjës policie kanë humbur jetën nga viti 1991 e deri më sot në emër të shtetit.

Ish-zevendesministri vlerësoi se deri tani policia ka përdorur forcë minimale dhe është treguar e matur, e duruar dhe gjakftohtë, duke pranuar të plagoset e të digjet, në vend që të reagojë ashpër.

Në fund të intervistës, Yzeiri u bëri thirrje të rinjve që kanë zgjedhur dhunën ta braktisin këtë rrugë. "Ta lënë këtë filozofi djegieje dhe shkatërrimi. Policët janë vëllezërit e tyre, janë prindërit e tyre", tha ai. Sipas tij, policia nuk i trazon protestuesit nëse ata nuk kryejnë akte dhune dhe ndodhet aty edhe për t'i mbrojtur ata.

Ai iu drejtua edhe policisë, veçanërisht drejtuesve, që të tregojnë maturi. "Të kujtojnë që aty janë për të mbrojtur, nuk janë për t'u hakmarrë", u shpreh Yzeiraj. Ai kërkoi që mjetet të përdoren në mënyrë graduale, vetëm për shpërndarjen e turmave dhe jo për të dëmtuar shëndetin apo jetën e njerëzve. "Nëse policia arrin të përballojë këto situata pa viktima, ajo ka kryer detyrën", tha ai./dritare.net