Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk negociojmë me dhunuesit. Ata do të paguajnë për dëmet

Rama: Nuk negociojmë me dhunuesit. Ata do të paguajnë për

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta është një e drejtë, ndërsa dhuna përbën krim, duke theksuar se dhunuesit do të përballen me përgjegjësi ligjore dhe financiare. Rama u shpreh gjithashtu se qeveria është e gatshme për dialog me të gjithë, përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna.

"Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.

Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.

Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.

Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte", shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net