Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nisin tensionet në protestën e gjashtë

Nisin tensionet në protestën e gjashtë

Protestuesit e mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë kanë nisur të shkulin pllakat e trotuareve, ndërsa protesta antiqeveritare hyn në ditën e gjashtë.

Rreth orës 13:20, disa prej tyre janë parë duke mbledhur pllakat e shkulura, të cilat mund të përdoren për t'u përplasur me forcat e Policisë.

Veprimet kanë nisur përpara se të shpërthenin përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të rendit. Gjatë pesë ditëve të mëparshme të protestës, gurët dhe pllakat e trotuareve janë përdorur për të goditur policinë.

Situata mbetet e tensionuar pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta vijon në kryeqytet./dritare.net