Protestuesit sulmojnë Kryesinë e Kuvendit
Friday 16 October 2026, 17:05
Dritare.net

Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë sulmuar godinën e Kryesisë së Kuvendit, duke thyer dyert dhe dritaret.
Policia ka reaguar menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të përballuar situatën e krijuar.
Ngjarja vjen në kuadër të protestës, e cila është shoqëruar me akte dhune dhe përplasje në kryeqytet./dritare.net