Thirrje për vrasje policësh? Balla publikon mesazhet e protestuesve: Merrni thika me vete!
Dritare.net

Mesazhe shqetësuese që bëjnë thirrje për vrasjen e policëve dhe marrjen e thikave në protestë janë publikuar nga Taulant Balla. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka ndarë në Facebook pamje nga një bisedë në WhatsApp, që dyshohet se u përket protestuesve, duke reaguar edhe ndaj kritikave për ndërhyrjen e policisë gjatë tubimeve në Tiranë. Balla u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin forcat e rendit, në një kohë kur protestat janë shoqëruar me episode dhune dhe përplasje.
" Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta? Tek grupi i ëhatsup që tregoi ajo studentja mbrëmë kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit. Policia meriton mbështetje" tha Balla./K.C/dritare.net