Përplasje para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë
Thursday 15 October 2026, 15:03
Dritare.net

Një grup protestuesish është mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ku situata është tensionuar me përplasje mes tyre dhe forcave të Policisë.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Forcat e rendit janë vendosur në perimetrin e institucionit për të parandaluar sulmet dhe për të mbrojtur godinën.
Tensionet vijnë pas tri ditësh protestash, gjatë të cilave janë regjistruar sulme me gurë, molotovë dhe sende të forta ndaj institucioneve publike, bankave dhe bizneseve private./K.C/dritare.net