Ministri i jashtëm irlandez: Duam që të mbyllim edhe kapituj të tjerë me Shqipërinë
Tuesday 13 October 2026, 18:06
Dritare.net

Ministri i jashtëm irlandez Thomas Byrne deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt integrimit.
“Shqipëria ka mbyllur Kapitullin e 20. Shqipëria vazhdon që të bëjë progres. Tirana po angazhohet që të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe mund ta inkurajojmë vendin ballkanik, që të ecë në këtë drejtim. Inkurajoj kryeministrin Rama që të vijojë me reformat. Duam që të mbyllim edhe kapituj të tjerë me Shqipërinë brenda Presidencës sonë”, u shpreh ministri i Jashtëm irlandez./K.C/dritare.net